Zvarritet prej 6 muajsh procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të rinj në dhjetëra shkolla të Komunës së Ferizajt.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar subjekti opozitar PDK-ja, dhe prindërit duke sugjeruar Komunën që drejtorët e deritashëm të mos të mbesin pa punë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtorëve të deritashëm prej disa muajsh u kanë skaduar kontratat e punës katërvjeçare, ndërkohë së paku 13 shkolla fillore dhe të mesme janë duke u menaxhuar me ushtrues detyre të drejtorëve.
Drejtoria Komunale e Ferizajt pak ditë më parë ka hapur konkurs për pranimin e një pjese të drejtorëve të rinj nëpër shkolla fillore dhe të mesme të kësaj komune, ndaj ka premtuar se drejtorët e deritashëm nëse nuk arrijnë të përzgjidhen sërish drejtor, atëherë do të sistemohen si mësimdhënës e disa prej tyre zëvendësdrejtorë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Drejtorët e shkollave në Ferizaj kritikojnë rregulloren e re të komunës
-
PDK-ja e Ferizajt publikon emrat dhe numrat e telefonave të “drejtorëve”
-
SBASHK-u kërkon rikthimin e drejtorëve në shkolla që u shkarkuan për shkaqe politike
-
Dështojnë konkurset, s’ka interesim për drejtorë shkollash në Kaçanik
-
Dështojnë konkurset për drejtorë në 13 shkolla të Mitrovicës