Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra po shprehet e bindur se kjo parti do të qeverisë me shumicën e komunave në vend pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se kandidaturat e PDK-së tashmë janë të dëshmuara dhe janë profile të jashtëzakonshme politike në kuptimin e qeverisjes.
“Është duke u bërë një punë e mirë. Kandidaturat e PDK-së janë tashmë të dëshmuara profile të jashtëzakonshëm që kanë një bagazh të tyre politik si në kuptimin e qeverisjes ku kemi pasur disa kandidat të cilat tashmë kanë qeverisur dhe kanë pasur një qeverisje të mirë brenda mandatit të fundit sidomos me projekte të shumta të cilat kanë prekur jetën e qytetarëve në disa komuna. Unë jam e bindur që do ta kthejmë rezultatin e suksesshëm në pjesë të madhe të komunave në të cilën Partia Demokratike e Kosovës ka pasur qeverisje në mandatet e kaluara sepse konsiderojmë që është nevojë e rikthimit tonë e rikthimit të pushtetit dhe të afrimit të perspektivës së qytetarëve për të implementuar programet që prekin drejtpërdrejtë jetën e tyre”, tha Deliu-Kodra./EO
-
Deliu-Kodra: PDK-ja do t'i vazhdojë aksionet, s'do ta lejojmë shuarjen e opozitës
-
Çitaku: Pas zgjedhjeve do të krijojmë shumicën me partitë e tjera opozitare
-
Deliu akuzon Qeverinë Kurti për varfërim, izolim dhe tendenca autoritare
-
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, sot në “60 Minuta”
-
PDK-ja: Do të kemi zgjedhje