Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e Aleanca refuzojnë takimet me Kurtin, LDK-ja pranon

Kurti, Hamza, Abdixhiku

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, partitë parlamentare shqiptare kanë pranuar ftesa për takime me Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve. Dy prej partive i kanë refuzuar menjëherë ftesat

Partia fituese e zgjedhjeve – Vetëvendosje u ka dërguar të hënën ftesa të reja për takim tri partive shqiptare deri tash në opozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar takimin e Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë refuzuar atë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë. Presim që ju, në përputhje me përgjegjësitë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në përgjigjen që i ka kthyer kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. 

E në përgjigjen e kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, thuhet se kjo parti është e gatshme të japë kontributin e saj në formimin e institucioneve nëse në program qeveritar përfshihen gjashtë kushtet që ka vënë më parë, e që ajo i ka quajtur strategjike.

Pjesëmarrjen në Qeveri e edhe takimin, Aleanca i ka përjashtuar si opsione.

Edhe LDK-ja, e vetmja me “dyer hapur” për Kurtin Arbëri LDK-ja, e vetmja me “dyer hapur” për Kurtin

“Ne kemi vendosur gjashtë pika që besojmë se janë interes jetik për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërkohë nuk kemi marrë asnjë përgjigje direkte ose indirekte për to. Prandaj Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, thuhet në përgjigjen e Gjinit. 

E zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, e ka konfirmuar se takimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. 

Takimi do të mbahet të martën prej orës 18:00.

E në Kuvendin e kësaj partie ditë më parë, që e rikonfirmoi Lumir Abdixhikun kryetar, u mor edhe vendimi që i obligon deputetët e zgjedhur të kontribuojnë në formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe të veprojnë konform secilit vendim të strukturave.

Para Kuvendit partiak, disa deputetë të zgjedhur të LDK-së kundërshtuan bisedimet e Abdixhikut me Kurtin.  

KOHA u ka dërguar pyetje të gjithëve të hënën nëse do t'u binden vendimeve që do të marrin organet e LDK-së lidhur me këtë proces, e përgjigje kanë kthyer vetëm Janina Ymeri e Ermal Sadiku.

Edhe Hamza e Abdixhiku pranojnë ftesën e Kurtit për takim, Gjini e refuzon Arbëri Hamza e Abdixhiku pranojnë ftesën e Kurtit për takim, Gjini e refuzon

"Përgjigjet për këto pyetje dhe për rastet hipotetike do t'i dëgjoni në ditët në vijim, nëse ndodhin këto zhvillime", tha deputetja e zgjedhur Ymeri. 

Sadiku në përgjigjen e tij ka thënë se do të respektojë vendimin që merr grupi parlamentar i LDK-së.

"Normalisht. Unë nuk kam hyrë në politikë për t'u bërë protagonist politik, por për të punuar dhe ndërtuar këtë shtet aq sa di dhe sa mundem. Nuk është çështje bindjeje personale, por e marrëveshjes që e merr grupi parlamentar i një partie politike”, tha deputeti i zgjedhur Sadiku. 

E sipas analistit politik, Dritëro Arifi, obligimi i deputetëve t’u binden strukturave të partisë është në kundërshtim me logjikën demokratike.

“Mënyra se si është promovuar, se kush nuk e voton do t’i publikohet emri, është e kotë. Por, shikoni diktaturat nuk funksionojnë. Nuk mundet LDK-ja të bëhet më e majtë se e majta, sepse për mua kjo është pa sens. Por, sidoqoftë, është çështje e partisë, të cilën e ka vendosur LDK-ja. Këtu dihet se kryesia e LDK-së nuk ka kryesi; logjikisht, nuk do të duhej të pranohej ky koncept i diktaturës”, tha Arifi. 

Edhe Kurti kërkon takim me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët e Kuvendit LAJMET E MBRËMJES Kurti kërkon takim me Hamzën e Abdixhikun për nënkryetarët e Kuvendit

Me konstituimin e Kuvendit, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, por edhe për zgjedhjen e presidentit. 

Për pasardhësin e Vjosa Osmanit, deputetët e legjislaturës së re do të kenë 60 ditë kohë nga dita e konstituimit të Kuvendit.