Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja akuzon Osmanin për mospërmbushje të obligimeve kushtetuese

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani s'i ka përmbushur detyrimet kushtetuese, derisa me ironi shkroi se nisur nga kjo, Osmani i ka ulur shpenzimet e Presidencës.

Ai tha se Osmani është "në gjumë dimëror" dhe s'e buxhetin s'e ka shpenzuar ngase nuk ka dalë nga zyra.

"E si të shpenzohen paratë për bileta pa vizita zyrtare jashtë vendit në përmbushjen e detyrimeve kushtetuese?! Po ku na paska qenë presidentja për vizitë zyrtare, për të bërë shpenzime për bileta udhëtimi? Madje, as për darka e dreka nuk janë bërë shpenzime, sepse askush nga qarqet vendimmarrëse ndërkombëtare nuk ia ka çelur derën e shkelë pragun e zyrës? Në vend të shpenzimeve është dashtë të prezantojë punët. Kush i tha puna e mbarë në një punë të hairit për Kosovën? Kjo drejtuese e shtetit e ka izoluar Kosovën”, shkroi në Facebook anëtari i Kryesisë së PDK-së.

Ai theksoi se Kosova e ka pozitën më të ulët në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak të paditurisë dhe mosveprimit të presidentes Osmani.

Ju, me izolimin që i keni bërë vendit vërtetë nuk do të shpenzoni sa shpenzuan të gjithë presidentët tjerë, por edhe nuk do të bëni asnjë punë të mbarë për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bën diplomaci agresive ndaj Kosovës, ju dhe qeveria po merrni me ia nxirë xhamat e makinës së ‘Komandant’ Prindonit, por më shumë po ia nxini xhamat e perspektivës së Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e saj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të Zyrës së Presidencës, Bekim Kupina, i cili shkroi se Osmani në 2021-tën ka realizuar 14 vizita zyrtare e bilaterale jashtë vendit.

Edhe Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda Arbëri Osmani merr lavde për politikën e jashtme, e kritikohet për anshmëri brenda

“Shtetet që janë vizituar: Gjermania, Zvicra (dy vizita), ShBA-të (1 vizitë në Uashington, 2 në selinë e OKB-së), Austria, Sllovenia, Portugalia, Estonia, Kanadaja, Belgjika, Turqia dhe Japonia. Presidenca e Kosovës nuk e ka pushuar asnjë çast punën edhe gjatë kohës së pandemisë, ndaj këto vizita të realizuara jashtë vendit dëshmojnë për një aktivitet të dendur në fushën e politikës së jashtme, si asnjëherë më parë në vitet e fundit”, thuhet në statusin e tij.

https://www.facebook.com/bekim.kupina/posts/10159614441872230