Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e sheh me shqetësim humbjen e “shansit” për të arritur njohje reciproke me Serbinë, sot në Washington.
Sipas PDK-së, “çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri”.
PDK përmes një komunikate ka deklaruar se qëndrimi i tyre ka qenë që të shkohet me marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, që garanton njohje reciproke dhe ulësen në OKB.
“PDK-ja që nga fillimi ka qenë e bindur se përfshirja e SHBA-së në procesin e përmbylljes së dialogut mes Kosovës e Serbisë është e domosdoshme, por marrëveshjet që nuk parashohin njohje të ndërsjellë, nuk ofrojnë zgjidhje të problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, është edhe më e rëndë në qoftë se ka cënim të Kushtetutës, sovranitetit dhe interesave strategjike të Kosovës. Nuk ka negociata me territore e as me pasurinë tonë kombëtare. Qëndrimi i PDK-së ka qenë dhe mbetet, se në Washington dhe Bruksel të shkohet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që garanton njohje të ndërsjellë, ulësen në OKB dhe nuk e cënon integritetin territorial të vendit”, thuhet tutje në deklaratën e PDK-së.
-
PDK-ja për takimin në ambasadë: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke
-
PDK-ja e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e presidentit
-
PDK-ja fton partitë properëndimore t’i japin Kosovës një “qeveri të përgjegjshme”
-
DASH-i për dialogun: Synimi i SHBA-së është njohja reciproke
-
PDK: Marrëveshja është e pamjaftueshme, s’arrin qëllimet shtetërore të Kosovës