Konstituohet Këshilli i parë Bashkiak i Devollit pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Sot është betuar kryetari i ri Eduard Duro.
Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati bashkë me administratën dhe militantët, të mbështetur nga ish-deputetë nga Tirana, nuk lejuan që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist (i këshillit të vjetër) të zhvillohej aty, njofton Shqiptarja.
Përballë kësaj situate, socialistët duket se e kishin gati planin B, pasi u zhvendosën në godinën e n/prefekturës. Në mbledhje fillimisht u betuan anëtarët, më pas u zgjodh kryetari i këshillit dhe në fund u betua kryetari i ri i bashkisë. Ish-kryetari Bledjon Nallbati deklaroi se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Por, kryetari i ri Eduard Duro në një lidhje telefonike për Report Tv tha se ditën e hënë do të shkojë në zyrë.
nga administrata e KQZ-së pohuan dje për Shqiptarja.com se para datës 10 gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015. Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një lidhje telefonike për Report Tv tha se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht. Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.
-
Kryetarët e komunave në veri zotohen për prosperitet të qytetarëve e bashkëpunim me Policinë
-
Radojeviq: U mbyll kapitulli i errët i administratës shqiptare
-
Betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq
-
Zhbllokim, betim, bllokim
-
Sot pritet të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut