Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PD-ja dorëzon ankesën për zgjedhjet e 25 prillit, kërkon përsëritje në 9 qarqe

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore.

PD-ja kërkoi shpalljen e pavlefshëm të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona.

Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.

Ndërkohë, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot ankesë duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. /ABCNews