Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasuria e krerëve të shtetit, Osmani më së shumti para e Konjufca prona

Në mesin e tre krerëve të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, ka më së shumti para të deklaruara në llogaritë bankare, sipas formularit të deklarimit të pasurisë të publikuar të martën nga Agjencia Kundër-Korrupsionit për vitin 2022.

Osmani ka deklaruar mbi 42 mijë euro të gatshme në llogaritë e saj në banka. Kryeparlamentari Glauk Konjufca që ka deklaruar mbi 8 mijë e 200 euro para të gatshme dhe kryeministri Albin Kurti, me 401 euro para të gatshme në bankë.

Në deklarimin e pasurisë së paluajtshme apo të luajtshme në emër të tyre, Listës së këtyre tre krerëve institucionalë i prin Glauk Konjufca.

Ai ka të deklaruar një banesë 99 m2 në vlerë prej 89 mijë euro, që thotë se e ka blerë nga kreditë dhe kursimet. Përveç saj, Konjufca në emër të tij ka të deklaruar edhe një banesë në vlerë prej 44 mijë eurove, e cila ka 59 m2 dhe është blerë po ashtu me kursime dhe kredi. Kjo banesë është blerë më 2021, sipas deklarimit të pasurisë. Për dallim nga deklarimi i shkuar, ai tashmë ka deklaruar edhe shtëpi-vikend-tokë në vlerë 70 mijë euro në pronësi të përbashkët. Të deklaruara janë edhe një banesë e një tokë në emër të prindit, në vlerë totale 122 mijë euro. Asnjëra prej tyre s’ishte e shkruar në deklarimin e pasurisë së Konjufcës për vitin 2021.

 

Image

Image

AKK-ja ka njoftuar se Osmani ka të deklaruar një banesë të papërfunduar e që nuk ka kaluar ende në pronësi të deklaruesit, me garazh 83.51 + 12m2, me vlerë prej 42.500 euro, një parcelë toke që nuk ka kaluar ende në pronësi të saj, e marrë me kredi dhe kursime më 2016, në vlerë prej 35 mijë eurove, si dhe një pronë e kontraktuar, por që as kjo nuk është ende në pronësi të deklaruesit dhe se nuk ka vlerë reale. Osmani ka deklaruar një banesë me garazh, një shtëpi 130 m2 dhe një tjetër 150 m2, të gjitha në pronësi të bashkëshortit dhe në vlerë totale prej 379 mijë euro. Bashkëshorti i saj ka deklaruar rreth 31 mijë euro para të gatshme në bankë.

Edhe Pasuria e liderëve shtetërorë Arbëri Pasuria e liderëve shtetërorë
Image
Image

Ndryshe nga ta, Kurti nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme në emër të tij. Si pasuri të bashkëshortes, ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 67 metra katrorë në Norvegji, në vlerë prej 400 mijë euro. Bashkëshortja e Kurtit ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 23 mijë euro.

Image
Image

Sipas deklarimit, Konjufca ka detyrim ndaj bankës mbi 67 mijë euro për kredi që zgjatë 12 vjet. Edhe Osmani i detyrohet dy lagjeve me gjithsej 97.900 euro borxh, ndërsa bashkëshortja e Kurtit ka detyrime ndaj një banke në Oslo për blerjen e banesës, derisa vetë kryeministri paguan qira mujore 250 euro për shtëpinë ku banon me familjen e tij në Prishtinë.