Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasuria e Konjufcës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar mbi 6 mijë euro para të gatshme në llogarinë e tij bankare, sipas formularit të deklarimit të pasurisë, të publikuar të premten nga Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit (AKK).

Konjufca, në pasuritë e paluajtshme, ka deklaruar një banesë në emër të tij, të cilën e ka blerë me kredi dhe kursime rreth 61 mijë euro. Në emër të tij ka deklaruar edhe një depo dhe një parking, që po ashtu i ka blerë me kredi dhe kursime.

Ka deklaruar edhe gjashtë prona të paluajtshme në emër të prindërve.

Kredinë për blerjen e banesës do ta paguajë deri në vitin 2034.

Ka deklaruar edhe një donacion në vlerë prej 166 eurosh për Lëvizjen Vetëvendosje.

Edhe Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh Arbëri 3 muaj më parë Kurtit i shtrenjtohet qiraja e i ulen kursimet, Haxhiu me kredi prej 160 mijë eurosh

Konjufca merr 34 mijë euro të ardhura vjetore nga puna si kryetar i Kuvendit. Ka marrë mbi 600 euro mëditja. Bashkëshortja e tij ka të ardhura mbi 1.500 euro.

{gallery}