Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pastruesi i mbeturinave në Prizren merr vëmendjen e botës

Në katër dekadat e fundit, qyteti i Prizrenit ka pasur një dyshe të pazakontë të mbledhjes së mbeturinave: Nexhmedin Berishën dhe kalin e tij.

Pesë ditë të javës, 66-vjeçari ngjitet në rrugicat e ngushta të nënkalasë për të mbledhur bërllokun. Puna e tij e ka shndërruar në një hero të lagjes së pjesës së vjetër të Prizrenit.

Për punën e tij kanë raportuar mediat e njohura ndërkombëtare si “Associated Press” dhe “Sky News”. Të dy mediat kanë raportuar se asnjë automjet nuk mund të ngjitet për të mbledhur mbeturinat në pjesën e nënkalasë në Prizren.

Banori Pash Moneka thotë se Berisha është burrë i lavdishëm për punën e tij.

Banorët dhe komuna janë të kënaqur me punën e Berishës që ndihmon në ruajtjen e qytetit të vjetër të Prizrenit.

Vetë Berisha thotë se nuk e kanë ndalur as shiu e bora.

Edhe Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë Arbëri Banorë të Prishtinës ankohen se bërlloku s’po largohet me ditë

Flamur Nomlexhiu nga kompania e menaxhimit të mbeturinave në Prizren, thotë se mbledhja e mbeturinave me kali mundëson ruajtjen e qytetit të vjetër.

Mirëpo mbledhja e mbeturinave nuk është misioni i vetëm i Berishës. Kali i tij pothuajse kurrë nuk ngjitet rrugicave përpjetë pa kutitë e zbrazëta. Ai u sjellë ushqim banorëve të pensionuar të nënkalasë.

Berisha paguhet vetëm 210 euro në muaj, të mjaftueshme sa për të mbajtur veten.