Organizata “Sundimi i Demokracisë në Kosovë – SDK” të shtunën ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit të Batllavës duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijesimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm.
“Uji është jetë, mos e ndot atë! Mendo sot për një të ardhme të shëndetshme! VENDIMI varet nga TI!”.

“Ky është mesazhi që do të mirëpret qytetarët që vizitojnë Liqenin e Batllavës, duke shpresuar që t’i thërrasim në ndërgjegjen e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore. Meqenëse Liqeni ‘Batllava’ është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër”, thuhet në njoftimin e SDK-së.
SDK thotë se është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikojë në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokojë tek institucionet për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit të Batllavës në Orllan.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor”, projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK.
-
Pastrohet Liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji
-
“Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme”, aksioni që pastroi hapësirat përreth Batllavës
-
Largohen rreth 400 thasë me mbeturina nga liqeni i Batllavës
-
Kërkohet mirëmbajtja e hapësirave përreth liqenit të Batllavës
-
Kërkohet që për hapësirat rreth Batllavës të ketë më shumë kujdes institucional