Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj thirrjes së ish-kryeministrit Avdullah Hoti, për protestën në mbështetje të projektit të gazit amerikan. Kërçeli ka ironizuar duke thënë se shqetësimi i vërtetë i LDK-së, anëtar i së cilës është Hoti, është situata brenda partisë.
“Ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të, tha një deputet dhe ish-kryeministër i LDK-së. Ooo mbrojeni LDK-në, sepse po ju ndërrohet qiramarrësi. Për aleancën me SHBA-të ka kush kujdeset dhe e mbron”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.
Hoti të shtunën u bëri thirrje odave ekonomike, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve e qytetarëve që të bashkohen në protestë për gazin amerikan. Ai ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor jashtë këtij projekti, duke kritikuar Qeverinë në detyrë për refuzimin e tij.
Me tej, Hoti e ka akuzuar Vetëvendosjen për qasje anti-amerikane.
Hoti thërret protestë për përfshirjen e Kosovës në gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për protestë me kërkesën që Kosova...-
Hoti: Kosova s’guxon të largohet nga SHBA-ja, momenti për zërin e qytetarëve
-
Hoti thërret protestë për përfshirjen e Kosovës në gazin amerikan
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Hoti për VV-në: Po synojnë zgjedhje në një datë që u konvenon
-
Kërçeli: Shala s’do bashkëpunim me ne, kërkon votën tonë për nënkryetar