Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas të reshurave të borës MI-ja thotë se rrugët janë në gjendje të mirë

Situata në rrugët e Kosovës pas fillimit të reshjeve të borës është në kushtet e normales, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media.

MI-ja shton se probleme të theksuara janë në vendet malore, në rrugën e Prevallës, atë të Rugovës dhe në rrugën e Rozhajës që shpie në pikën kufitare me Malin e Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kompanitë e kontraktuara janë në teren dhe po monitorojmë situatën. Thirrja jonë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion është të keni kujdes gjatë vozitjes”, thuhet në komunikatë.