Policia malazeze ka arrestuar paraditen e sotme Afrim dhe Nezirt Gërvallën. Sipas familjarëve të tyre, këta të dy u arrestuan nën akuzat për uzurpim të tokës. Ata janë dërguar në stacionin policor në Rozhajë.
Afrim dhe Nezir Gërvalla të mërkurën kishin folur për Kohavisionin dhe ishin ankuar për shkatërrim të staneve të tyre. Stanet e familjes Gërvalla ndodhën në Bjeshkët e Ishtedimit. Banorët mes tjerash kishin thënë se asnjëherë nuk kishin pasur probleme nga shteti malazez, andaj kishin vazhduar me ndërtime të reja. Këta shqiptarë, të cilët kanë stane në Ishtedim, nuk kanë dokumente pronësore, por dëshmi që këtë tokë e kanë shfrytëzuar me dekada, kanë thënë se, ndër të tjera, janë varrezat që ndodhën aty.
Stanet e kosovarëve në Bjeshkën e Ishtedimit në Malin e Zi kanë filluar të rrënohen këtë të hënë, me arsyetimin se nuk kanë leje ndërtimi. Aty, shteti malazez planifikon të ndërtojë një qendër skijimi.
-
Mali i Zi nis rrënimin e staneve të kosovarëve në kufi, shqetësohen banorët
-
Mali i Zi nis rrënimin e staneve të kosovarëve në kufi, shqetësohen banorët
-
Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës
-
Demoluan vilat e shtëpinë e një të afërmi, arrestohen dy të dyshuar në Prizren
-
Arrestohen për krime lufte dy shtetas të Kosovës në Mal të Zi