Arbëri

Pas raportimit të KOHËS, anulohet tenderi për blerjen e barnave pa garanci të cilësisë

Pak ditë pasi KOHA raportoi për mundësinë e blerjes së barnave nga kompanitë që nuk kanë certifikatë të cilësisë, u anulua tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në letrën e anulimit, të enjten, thuhet se tenderuesi nuk i ka përmbushur kërkesat e vlefshmërisë.

“Oferta ka ndërprerje të vlefshmërisë. Oferta ka pasur vlefshmërinë fillestare deri me datën 05.05.2021, ndërsa kërkesat për zgjatjen e validitetit të tenderit është bërë me datën 18.06.2021,vazhdimi i vlefshmërisë nga ana juaj është bërë rreth 45 ditë pas skadimit të vlefshmërisë së ofertës”, thuhet në letrën e siguruar nga KOHA.

KOHA raportoi të hënën se Bordi i ri i Organit Shqyrtues të Prokurorimit Publik (OSHP), mund ta vërë në pikëpyetje cilësinë e barnave që blihen nga shteti nëpërmjet tenderëve publikë.