Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas një muaji e gjysmë, më shumë raste pozitive sesa të shëruar

Pas më shumë se një muaj e gjysmë, lakorja e rasteve aktive me COVID-19 ka nisur të marrë përpjetëzen.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën me pandeminë në 24 orët e fundit, më shumë ka të prekur me C OVID-19 sesa të shëruar.

Janë 22 raste të reja pozitive dhe 20 të shëruar.

Për herë të fundit, kur kishte më shumë të prekur sesa të shëruar ishte më 4 shtator, pra para më shumë se një muaji e gjysmë. Atë ditë ishin shënuar 1.278 raste pozitive e 1.248 të shëruar.

Aktualisht janë 428 raste aktive në vend.