Ka shkuar në 80 numri i rasteve aktive me COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nëpërmjet raportit ditor të publikuar të mërkurën.
Siç thuhet në njoftim, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja pozitive nga testimi i 117 mostrave.
Një person është shëruar, ndërsa tre është numri i hospitalizimeve në këtë periudhë.
Nga fillimi i pandemisë, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 3202 persona. Janë regjistruar në total 272 mijë e 429 raste pozitive.
Artikuj të ngjashëm