Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie në 25 numri i rasteve aktive me COVID-19, për 24 orë shtatë vaksina

Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar nga testimi i 90 mostrave në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e së mërkurës.

Siç bëhet e ditur, në këtë periudhë janë shëruar 6 persona duke e ulur numrin e rasteve aktive në 25.

Në 24 orë janë administruar shtatë vaksina anti-COVID. Me to, numri total i dozave të administruara ka mbërritur në 1 milionë e 836 mijë e 247.