Ministria e Drejtësisë pritet që javën tjetër të tërhiqet nga propozimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për kriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes.
KTV-ja merr vesh se ministrja Dhurata Hoxha është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe pas kthimit do të njoftojë se propozimi është bërë në kuadër të ngritjes së debatit për këtë temë në shoqërinë kosovare.
E, reagimet kundër propozimit të ndryshimit të Kodit Penal kanë qenë të ashpra nga shoqëria civile, gazetarët dhe faktori ndërkombëtar.
Kundër idesë ka dalë edhe vetë zëvendësi i Hoxhës, Florian Dushi, i cili ka thënë se propozimet bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria e Drejtësisë tërheq dy nenet kontroverse të Kodit Penal
-
Hoyt Yee takon ministren Hoxha
-
Diktatoriale cilësohen propozimet për ndryshimin e Kodit Penal
-
Ish-ministrja Dhurata Hoxha lirohet sërish nga akuzat për korrupsion
-
Qeveria ende s’e di çfarë do të bëjë me nismën ligjore për penalizimin e mohimit të krimeve serbe në Kosovë