Më shumë se një javë është bërë, qëkur në Qeverinë e Kosovës u propozua që të penalizohet mohimi i krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë.
Por, ende, Qeveria nuk e di se si do të veprojë me këtë nismë ligjore, se a do të krijohet ligj i veçantë, apo ndalimi i mohimit të krimeve, të përfshihet në Kodin Penal, raporton KTV.
Për çështjen e penalizmit të krimeve të luftës, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mbajtën konferencë për media.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se mohimi i krimeve të kryera është krim i dyfishtë dhe këtë nismë, qeveria po e bën për ta mbrojtur dinjitetin e viktimave.
Hoxhaj ka thënë se Ekipi negociator nuk do të heqë dorë nga insistimi që Serbia të kërkojë falje për krimet në Kosovë, ndonëse në platformën për dialog nuk përmendet kërkimfalja.
Edhe
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën
Ndërkaq, për Samitin Berlinit, që në fokus pritet ta ketë dialogun Kosovë-Serbi, Hoxhaj ka thënë se mund të ketë propozime dhe afate kohore për marrëveshjen.
Samiti i Berlinit do të mbahet me 29 prill. Për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen nga presidentët dhe kryeministrat.
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
Alija: Serbia duhet të kushtëzohet me integrimin evropian për krimet e luftës
-
Sveçla pas arrestimeve: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë