Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në SHBA, ministrja Dhurata Hoxha takoi Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee.
Në takim, Hoxha e njoftoi Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit.
Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Yee, vlerësoi iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit.
-
USAID-i rikonfirmon mbështetjen për Ministrinë e Drejtësisë
-
Rikonfirmohet partneriteti strategjik Kosovë - SHBA
-
SHBA e vazhdon përkrahjen për Kosovën në sundim të ligjit
-
Selimi: Partneriteti me SHBA-në, i çmuar në çdo fazë të avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë
-
Hoxhaj në SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë