Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA.
Pas këtij takimi, Tahiri ka deklaruar se takimi me Hoyt Brian Yee ishte shumë i rëndësishëm, në të cilin u rikonfirmua partneriteti strategjik me SHBA-të në të gjitha proceset që forcojnë shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të tij.
“Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve”, theksoi Tahiri.
Artikuj të ngjashëm