Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas deklaratës së Blakajt, kërkohet vetting për sistemin e dorëheqje nga Lumezi

Deklarata e prokurorit të dorëhequr tashmë, Elez Blakaj, në të cilën ai flet për presionin që kishte për të hetuar veteranët e rrejshëm dhe aferën “Pronto”, ka nxitur reagimet të atyre që përcjellin zhvillimet në vend.

Njohësi i sistemit të drejtësisë në vend, Vigan Qorolli, ka thënë se “VETINGU është shpëtimi i sistemit të qelbtë të drejtësisë kosovare”.

Shpresën për këtë e ka te SHBA-të.

“Shpresë që ambasadori i ri amerikan, Phil Kossnet, do t’ia nis sa me parë këtij procesi — për t’i çu hienat politike në shpi përgjithmonë”, ka shkruar Qorolli, përcjell Koha.net.

Lexo edhe: Prokurori Blakaj thotë të ketë qenë i kërcënuar nga veteranët e rrejshëm, implikon Veselin e Lumezin

Edhe Lajmërohet Elez Blakaj - “Kush i shërben drejtësisë do të jem i gatshëm ta përkrah” Zgjedhjet 2019 Lajmërohet Elez Blakaj - “Kush i shërben drejtësisë do të jem i gatshëm ta përkrah”

Albert Krasniqi i KDI-së, ka thënë se kjo është dëshmi se pse “asnjë rast i profilit të lartë nuk është dënuar për korrupsion, në vendin me pothuajse nivelin më të lartë të korrupsionit në Evropë”.

“Sa ata kanë prokurorë e gjyqtarë që i mbrojnë e kujdesën që këta të pasurohen çdo ditë, në dëm të shtetit”, ka thënë Krasniqi, teksa ka kërkuar dorëheqjen e Lumezit.

“Dorëheqja e kryeprokurorit është e domosdoshme për t’i hapur rrugë një hetimi më të gjerë dhe të pavarur prej politikës. Pa u këndellur sistemi i drejtësisë nuk do të këndellemi asnjëherë si shtet”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa Artan Murati, po nga KDI-ja, thotë se rrëfimi i Blakajt do vëmendje e reagim.

“Domethënë ish-prokurori Blakaj përfundimisht nuk qenka dorëhequr sa për ta ndërruar vendin e punës, ashtu siç disa persona deshën të na bënin të besonim. Rrëfimi i tij do vëmendje, sepse tregon për situatën alarmante në vendin tonë. Të kota janë retorikat ‘shkoni në prokurori’, kur po shihet se çka servon prokuroria e çka ndodh me prokurorët që duan ta ruajnë integritetin profesional e personal”, ka shkruar Murati, përcjell Koha.net. “Hani ëmbëlsirat e Bajramit e festoni nesër. Pasnesër, filloni të mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj edhe rrugën që ka marrë vendi ynë. Kështu nuk bën. Kështu nuk duhet lejuar”.

Flutura Kusari, ka thënë se “Elez Blakaj është sinjalizues/whistleblower dhe meriton mbështetje”.

Edhe Organizatat e shoqërisë civile përkrahin protestën për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi Arbëri Organizatat e shoqërisë civile përkrahin protestën për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

Analistja Besa Luzha ka pyetur se si të trajtohet mesazhi e protesta, siç e quajti reagimin e tij të pas dorëheqjes, Elez Blakaj.

“Nëse kjo është e vërtetë, kapja e shtetit qenka dokumentuar tashmë”.