Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,”Kartës së Adriatikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018.
Sipas zyrës për informim në Ministrinë e FSK-së, gjenerallejtënant Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj.
“Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për media.
Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan koloneli Nichols Ryan, zhvilluan një takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Tëitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës- SHBA, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjese Takimin Vjetor të Shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5’’ i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi, nga data 03-05 tetor 2018.
-
Rama: FSK-ja e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut
-
Komandanti i FSK-së pjesë e Konferencës Vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë
-
Rama në SHBA flet për transformimin e FSK-së dhe sigurinë kibernetike
-
Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit rajonal
-
Gjeneral Rrahman Rama, pjesë e konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”