Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama po merr pjesë në Konferencën e 21-të të shefave të shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”, e cila po mbahet në Shkup.
Temë kryesore e Konferencës është "Zgjerimi i bashkëpunimit midis anëtarëve të Kartës së Shteteve të Bashkuara dhe Adriatikut (A-5) për integrimin e plotë në NATO dhe kontributi në sigurinë e Aleancës".
Punimet e Konferencës i hapi mikpritësi i takimit, shefi i Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë gjeneralkolonel Metodije Veliqkovski, kurse në cilësinë e komandantit suprem të vendit mikpritës, me një fjalë rasti iu drejtua pjesëmarrësve edhe presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.
Shefat e shtabeve të ushtrive të vendeve pjesëmarrëse në takimin e 21-të “SHBA-Karta e Adriatik A- 5”, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë e fortë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe për të zgjeruar dhe thelluar fushat e bashkëpunimit ushtarak, me qëllim të mbështetjes dhe forcimit të sigurisë rajonale.
Në Konferencë po mere pjesë edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën, gjenerallejtënant Timoti Rej (Timothy Ray) si dhe komandantët e Gardave Nacionale të Shteteve të SHBA-ve, që janë partnere të vendeve pjesëmarrëse të Kartës së Adriatikut A-5.
Në këtë konferencë Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese në grup. Në rastin e Kosovës dhe FSK-së është komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timoti Orr. Punimet e kësaj konference, të nisura më 8 nëntor, pritet të përfundojnë më 10 nëntor 2017.
-
Rama: FSK-ja e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut
-
Partnerët e “Kartës së Adriatikut A5” njoftohen rreth transformimit të FSK-së
-
Komandanti i FSK-së pjesë e Konferencës Vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë
-
Ministri i FSK-së Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”
-
Kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit rajonal