Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut (A5)” në Shkup, theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel të rajonit, me qëllim të rritjes së shkëmbimit të përvojave në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjeneral Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan, kolonel Jefry Fischer zhvilluan takim të përbashkët me zëvendës komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Timothy M. Ray, ku u diskutua për mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve të përbashkëta.
Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Ray me zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve si dhe me sfidat dhe rrugën përpara që ka FSK-ja.
Gjenerallejtënant Rama gjithashtu pati takime bilaterale me shefat e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, dhe drejtorin e Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kroate, kundër-admiralin Robert Hranj, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral.
-
Komandanti i FSK-së pjesë e aktivitetit të Shoqatës së Ushtrisë së SHBA
-
Rama: FSK-ja e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut
-
Komandanti i ri i Gardës Kombëtare të Ajovës viziton Ministrinë e Mbrojtjes
-
Rama kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës
-
FSK, përkrah trupave amerikane e të NATO-s, e gatshme të japë kontribut për sigurinë në botë