Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partitë politike pohojnë se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve

Mbajtja ose pezullimi i vendimit për taksën prej 100 për qind ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës, tashmë në dorëheqje, do të jetë një nga sfidat kryesore për partitë politike, të cilat potencialisht synojnë të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Megjithatë, partitë politike, të cilat do të garojnë në këto zgjedhje, të paktën në mënyrë deklarative, vazhdojnë të mos shprehin vullnet për të pezulluar vendimin për këtë taksë, në rast se arrijnë t’i fitojnë zgjedhjet dhe mandatin për të qeverisur me vendin.

Për më shumë, shumica e tyre, raportin me Serbinë e shohin mbi parimin e reciprocitetit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.