Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar të hënën se do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit në komunat veriore të Kosovës.
Kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq, për “Zërin e Amerikës” ka thënë se do të garojë për kryetar të Leposaviqit.
“Nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare nga Qeveria e Serbisë dhe Zyra për Kosovë e M. se pse serbët nuk duhet të kandidojnë për këtë post dhe nëse Serbia është tërhequr nga Marrëveshja e Brukselit, pra nga pjesa që flet për pjesëmarrje në zgjedhje. Së dyti, vendimi i Listës Serbe që të mos kandidojë dhe të largohet nga institucionet e Kosovës, është ekzkluzivisht vendim politik i një partie, që është kundërshtare jonë politike dhe nuk mund ta respektojmë vendimin e tyre, as ata nuk mund të vendosin në emër tonë. Ne prisnim një sinjal nga Beogradi, por nuk kishte. Gjëja e tretë e rëndësishme është se nuk duam t’i lejojmë shqiptarët të marrin pushtetin në Leposaviq, ku ne e kemi pikën më të fortë”, tha Jabllanoviq.
-
Jabllanoviqi tërhiqet nga zgjedhjet
-
Jabllanoviq: Gati të shtyhen zgjedhjet në veri
-
Jabllanoviq nuk është i sigurt se do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, pret sinjale nga Beogradi
-
Me “aminin” e Serbisë, Lista Serbe ia mësyn veriut me të dorëhequrit
-
Jabllanoviq: Lista Serbe do t’i humbë zgjedhjet e 9 shkurtit