Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Foto: Alban Bujari / Koha

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një kumtese ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë gjatë vikendit në vendin tonë.

Në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellur me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme por që dominues do të mbetet drejtimi i verilindjes , ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s.