Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për këtë vikend.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm , të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta , ndërsa të dielën kryesisht i vranët dhe vende –vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.