Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit që do të mbajë në vikend.

Ka ndryshuar situata sinoptike, kështu që gjatë vikendit , kryesisht pasditen e së shtunës dhe ditën e diel parashihet të ketë ç’rregullim në fushat barike, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.