Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese për media ka njoftuar se çfarë moti do të mbajë në vendin tonë gjatë vikendit.

Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat gjatë natës të së shtunës dhe të dielës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.