Kjo javë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Situata e tillë meteorologjike do të krijoj kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton IHMK .
Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë ditën e hënë dhe të martë, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikoj në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.