Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit: Nis ngritja e temperaturave, netët mbesin të freskëta

koha

Pas fundjavës me temperatura më të ulëta, e mërkura regjistron nisjen e lehtë të ngritjes së temperaturave në vend, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në parashikimin për dy ditë.

Sipas IHMK-së, parashihet rritje e lehtë e vlerave maksimale, ndërsa minimalet do të mbesin të njëjta si në ditët e fundit, duke bërë që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.