Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paraqitet në KQZ koalicioni i parë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Një koalicion mes tri partive të komunitetit boshnjak është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se ky koalicion mban emrin Vakat, derisa shton se është i përbërë nga tri parti të komunitetit boshnjak.

“Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka”, thotë ai.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike do të mund të lidhin koalicionet parazgjedhore.

 

Artikuj të ngjashëm