Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet “protestë mbarëkombëtare” nëse shtrenjtohet rryma

Largpërçues

Aktivisti Visar Dili, i cili ka iniciuar kampanjën online “Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike”, ka paralajmëruar se do të vazhdojë me protesta mbarëkombëtare nëse ky shqetësim has në vesh të shurdhër.

I ftuar të mërkurën në emisionin SOT në KTV, Dili ka thënë se iniciativa ka marrë hov të mirë, por se ende nuk ka gjetur mbështetje nga shoqëria civile apo opozita.

Bashkë me shokët që iu kanë bashkuar iniciativës, Dili gjatë mbrëmjes të së martës ka protestuar para qeverisë, ndërsa aksione të tjera do të vazhdohen gjatë ditëve në vijim edhe para KEDS-it dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Ka katër ditë, sot është dita e pestë prej kur ka nisur kampanja #kundër_shtrenjëtimit_të_energjisë_elektrike, është duke ecur mirë, ka marrë një hov të mirë, e kemi testuar mbrëmë para qeverisë ku në shenjë kundërshtimi i ndezëm disa qirinj duke formuar fjalën kundër, duke dalë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Mbrëmë e kemi filluar aksionin e parë, do të ketë edhe aksione të tjera. Kemi vendosur tri lokacione ku do të vazhdojmë me protesta, Qeveria e Kosovës, KEDS-i dhe Gjykata Kushtetuese. E kam filluar iniciativën vetë, kam vazhduar me shokët e mi, as partitë opozitare nuk kanë shprehur interesim deri më tani, ndoshta po presin të bëjë më shumë bujë, mirëpo është shumë mirë që të fillojmë tash sa nuk është bërë vonë. Nëse do të hasim në vesh të shurdhët, ne do të vazhdojmë edhe me protesta mbarëkombëtare, nuk do të ndalemi derisa të gjendet një zgjidhje”, ka thënë ai.

Image
Aktivisti Visar Dili, i cili ka iniciuar kampanjën online “Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike”

Ndërsa gazetarja e KOHËS, Sanie Jusufi, ka thënë se shtrenjtimi i energjisë elektrike mund të parandalohet vetëm nëse Qeveria i ndanë 90 milionë eurot si subvencione për të cilat është zotuar ndaj KEDS-it.

Edhe Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës Arbëri Bëhet thirrje për protestë masive kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës

Ajo ka shtuar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, ka afat 20-ditor që të shqyrtojë tarifat dhe pritet që brenda një jave të dalë me një vendim nëse Qeveria nuk reflekton.

“E shoh pak si presion prej anës së KEDS-it te Qeveria, pasi në momentin kur janë miratuar tarifat, Qeveria është zotuar se do ta subvencionojë KEDS-in me 90 milionë, megjithatë këto mjete nuk janë alokuar te KEDS-i dhe KEDS-i për këtë ka kërkuar nga ZRRE-ja që të bëjë një rishqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave, gjë që ka paralajmëruar që do të ketë edhe rritje të çmimit. Në bazë të propozimeve fillestare që janë bërë prej KESCO-s është dyfishim i çmimit të energjisë, këtë dyfishim mund ta ndalojë vetëm ndarja e mjeteve që Qeveria i ka premtuar. ZRRE-ja e ka një afat 20-ditor për shqyrtimin e tarifave dhe tani besoj që këtë javë ose javën tjetër do të dalë me një vendim nëse veç Qeveria nuk reflekton”, ka thënë ajo.

Image
Gazetarja e KOHËS, Sanie Jusufi