Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar të enjten se mjetet e regjistruara në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj që qëndrojnë në Kosovë përkohësisht, mund të jetë në trafikun rrugor jo më gjatë se tre muaj nga data e hyrjes në Kosovë. Ndryshe, sipas njoftimit, mund të pasojnë gjobat.
Sipas njoftimit të BKS-së, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë, veturat e huaja me pronar të huaj nuk mund të jenë në trafikun rrugor të Kosovës më gjatë se tre muaj nga data e hyrjes.
“Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me Ligjin për automjete”, thuhet në njoftim.
BKS-ja u ka rekomanduar mërgimtarëve që gjatë ardhjes në Kosovë ta marrin online policën e sigurimit – në mënyrë që të evitohen pritjet në sportelet e BKS-së nëpër pikat kufitare.
“Ky njoftim është i vendosur dhe theksuar në ngjyrë të kuqe në policat e sigurimit kufitar të lëshuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit”, vijon njoftimi.
-
MPB-ja me informacione për të huajt që hyjnë në Kosovë pas nisjes së zbatimit të ligjit për ta
-
Nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet, gjobat për shkelësit nga marsi
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë
-
Me Ligjin për të Huajt nis edhe zbatimi i lehtësirave