Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PAN-i s’ka përgjigje për pyetjen e Mikullovcit

Kryesuesi i seancës konstitutive, deputeti më i moshuar i kësaj legjislature, Adem Mikullovci, në vazhdimin e sotëm të seancës ka thënë se takimi i së mërkurës me përfaqësues të partive parlamentare do të jetë i fundit i kësaj natyre.

Në takimin, për të cilin tashmë ka nisur ftesë zyrtare, Mikullovci ka thënë publikisht se do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës me një pyetje: Kur është i gatshëm PAN-i që të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstitutive?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali Koha.net ka pyetur nënkryetarin e PDK-së, njëherësh shef i deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, se cila është përgjigja e PAN-it në këtë pyetje. Hoxhaj, vetëm ka konfirmuar se koalicioni parazgjedhor që doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, do të marrë pjesë në atë takim. Se çfarë do të thotë e ka lënë që të tregojë të mërkurën.

“Ne marrim pjesë në takim konsultativ të mërkurën dhe ky është qëndrimi jonë”, ka thënë Hoxhaj për Koha.net. “Se çfarë themi në takim të së mërkurës, do ta them atë ditë kur mbahet takimi”, ka thënë më tej Hoxhaj.

Kujtojmë se Vetëvendosje ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë takim, me arsyetimin se PAN-i këtë po e bën me qëllim që të fitojë kohë. Ndërsa LAA-ja ka thënë se do të marrë pjesë në këtë takim.