Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Liberalizimi i vizave asnjëherë nuk ka qenë më afër

Korrespodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se në Raportin e Progresit është vërejtur që ka progres në Kosovë.

Sipas tij, ky raport është më i mirë se ai që ka qenë para një viti.

Ai në emisionin “Sot” në KTV ka thënë se ka pasur ton mjaft kritik për punën e Kuvendit të Kosovës.

Ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, derisa ka shtuar se ky proces asnjëherë nuk ka qenë më afër.

“Komisioni Evropian ka kërkuar që Kuvendi të bëhet më serioz. Ka disa kritika për disa vendime që i ka marrë Qeveria. Në raportet e progresit, Kosova kritikohet më shumë sesa Serbia. Në rastin e Kosovës përmendet dështimi, ndërkaq në rastin e Serbisë thuhet vetëm që ‘Serbia duhet ta bëjë’. Këto raporte të progresit ndoshta nuk e pasqyrojnë në tërësi realitetin e procesit të dialogut. Qeveria duhet të fokusohet në sfidat afatshkurta dhe afatmesme. Ne kemi sistem shumë të vjetërsuar të energjisë. Duhet të ketë pajtim mes pushtetit dhe opozitës, sidomos për tema të rëndësishme”, ka thënë ai.

Edhe Palokaj: Procesi i liberalizimit mund të përfundojë sivjet Arbëri Palokaj: Procesi i liberalizimit mund të përfundojë sivjet

Sipas tij, nëse Kosova krahasohet me vendet e rajonit, nuk qëndron shumë keq.

Ai ka thënë se në Kosovë ishte krijuar pritje e madhe për liberalizim të vizave. Sipas tij, ajo që ishte më rëndësi është se asnjë shtet nuk u shpreh kundër liberalizimit të vizave.

Palokaj ka thënë se Franca ka mbështetur liberalizimin porse ka propozuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të lidhet me një sistem ETIAS.

Ai ka shpjeguar se ETIAS-i është një sistem që në kompjuter mund të regjistrohen të dhënat dhe paralajmërohet që pa viza do të udhëtoni në vendet evropiane. Ai ka thënë se i njëjti sistem nuk është ende në funksion por do të jetë në funksion në vitin 2023.

Palokaj ka thënë se edhe nëse liberalizohen vizat, mosfunksionimi i këtij sistemi do ta shtynte këtë proces.

Ka shtuar se procesi i liberalizimit të vizave asnjëherë nuk ka qenë më afër.

“Ky ishte takimi i parë ku vendet anëtare paraqiten vendimet e tyre. Tash po vazhdojnë konsultimet në vendet anëtare. Do të ketë edhe një takim tjetër më 9 nëntor me të njëjtin grup punues. Këtu do të ketë një përpjekje për të parë a do të lëvizet në një hap tjetër. Kemi të bëjmë me një sfidë apo test. As më datën 9 nëntor nuk do të vendoset diçka. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të ketë interesim për takimin e një grupi punues prandaj edhe presidenca çeke doli me njoftim. Në kushte të zakonshme nuk do të kishte. Përkundër gjithë zhgënjimit që është krijuar momentalisht, procesi i liberalizimit të vizave kurrë nuk ka qenë më afër. Ky është fillimi i fundit të procesit”, ka thënë ai.

Edhe Palokaj: S’pritet që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës para 28 dhjetorit Arbëri Palokaj: S’pritet që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës para 28 dhjetorit

VIDEO: