Pak javë nga pensionimi i tij, në moshën 65-vjeçare ka vdekur gazetari Avni Shabani.
I ndjeri ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shquar për numrin e madh të intervistave, kronikave e transmetimeve. Fillimisht kishte punuar korrespondent nga Ferizaj e pastaj gazetar në “Rilindje”, ndërsa së fundi, deri në pensionim, ishte pjesë e redaksisë së Radio Kosovës. Një vit më parë, i ndjeri Shabani nga SHGSK-ja ishte shpallur fitues në kategorinë e radio-kronikës, duke fituar çmimin “Ali Shala”.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, miqtë dhe gjithë që e njohën, do ta kujtojnë kolegun Avni Shabani, për qetësinë e virtytet e një miku dhe profesionisti të vërtetë.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, të mërkurën (16.12.2020), ora 12:00 në Ferizaj.