Gjasat janë shumë të vogla, që në vitin 2018 të fillojë ndërtimi i objektit të Fakultetit të Matematikës. Kjo pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk e ka planifikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton KTV.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi në mbledhjen e komisionit Parlamentar për arsim, pas pyetjes së anëtares së komisionit Teuta Haxhiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor ministri Bytyqi për këtë ia ka hedhur fajin komunës së Prishtinës, duke thënë se problemet me pronën e komunë së Prishtinës, ka penguar futjen e këtij fakulteti në plan-programin buxhetor.
Mirëpo, ai premtoi se ky fakultet do të jetë prioritet i investimeve sociale.
Në komision u diskutua edhe për trajnimet e mësimdhënësve si dhe për programin e testit PISA. Trajnimet e mësimdhënësve nga anëtarët e komisionit u cilësuan të nevojshme mirëpo u kërkua që të ketë më shumë kujdes sepse sipas deputetëve këto trajnime nuk po ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.