Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i shpreson kthimin e Kosovës në EQAR vitin e ardhshëm

Foto: Koha

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, shpreson se Kosova, vitin e ardhshëm, do të rikthehet si pjesë e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë – EQAR.

Bytyqi, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, foli lidhur me përfundimin e vitit shkollor 2017/2018, të cilin e quajti pozitiv.

Ndërsa këtë vit, sipas tij, 9 shkolla kanë nisur mësimin me vonesë për shkak të procesit të rinovimit, por orët e humbura do të kompensohen.

“Në klasën e parë janë mbi 26 mijë nxënës. Kemi 5 shkolla të reja këtë vit, 7 shkolla kanë qenë të rinovuara. Derisa presim që viti i ardhshëm shkollor të fillojë me tekste të reja në të gjitha nivelet”, ka thënë Bytyqi.

Anëtarë të komisionit e kanë pyetur për shumë çështje ministrin.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, ka thënë se kolegjet private po vazhdojnë të regjistrojnë studentë edhe pas përfundimit të afatit ligjor që është 1 tetori. Ndërsa të tjerët e kanë pyetur se a e ka në plan ministria të dërgojë libra në Luginën e Preshevës.

Artikuj të ngjashëm