Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Viti i ri shkollor nis në gjithë vendin, jo edhe për fëmijët e kthyer nga Siria

Në gjithë vendin ka nisur viti i ri shkollor 2019/2020.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, tha se procesi mësimor ka filluar pa telashe.

Por, mësimin nuk e filluan fëmijët e kthyer nga Siria, për të cilët ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se ata do të ulen këtë të hënë në bankat shkollore, raporton KTV.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se tekstet shkollore janë shpërndarë me kohë dhe se në klasën e parë janë regjistruar 3500 nxënës.

Vitin e ri shkollor nxënësve në Kosovë ua kanë uruar liderë e zyrtarë institucionalë, kryesisht në rrjete sociale.

Edhe Sot nis viti i ri shkollor, Prishtina me mësim gjithëditor në disa shkolla Arbëri Sot nis viti i ri shkollor, Prishtina me mësim gjithëditor në disa shkolla

Për nisjen e procesit mësimor ka folur edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, duke njoftuar se djali i tij do të fillojë mësimet në gjimnazin “Loyola” në Prizren, për të cilin Qeveria në tetor të vitit të kaluar ndau rreth 308 mijë euro dhe për shkollën profesionale me të njëjtin emër 350 mijë euro.

Ai, në postimin e tij në Facebook ka thënë se janë shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend.