Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në 11 shkolla nuk ka filluar sot procesi mësimor

Në 11 shkolla të Kosovës nuk ka filluar sot viti i ri shkollor për shkak se ne këto objekte shkollore nuk kanë përfunduar renovimet.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në një konferencë për media. Ndonëse ditë më parë në disa përgjigjet të MASHT-it për KTV-në, ata kanë thënë se mësimi do të fillojë në të gjitha shkollat.

“Të gjitha objektet shkollore në renovim nga MASHT do të jenë të gatshme për fillimin e vitit shkollor”, thuhet në përgjigje.

Ministri sot ka theksuar se MASHT-i i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas tij, edhe këtë vit nxënësit nga klasa e 1 deri ne të 9 do t'i marrin falas tekstet shkollore.

"Në 15 komuna e kemi përfunduar shpërndarjen e librave kurse në tjerat do të shpërndahen deri më datën 6 shtator", ka thënë ai, raporton KTV.

Edhe Edhe sivjet MASHT-i dështon me mësimin tërëditor Video Edhe sivjet MASHT-i dështon me mësimin tërëditor

Bytyqi ka shtuar se presin që nga viti i ardhshëm nxënësit në arsimin parauniversitar të nisin mësimin me botime të reja shkollore.

Rreth 350 mijë nxënës në Kosovë filluan sot vitin e ri shkollor. Këtë vit në klasë të parë janë regjistruar rreth 21 mijë nxënës, ndërsa autoritetet paralajmëruan reformimin e sistemit arsimor në Kosovë i cili ende vazhdon të përballët me sfida, përfshirë edhe kushtet e mësimit dhe mësimdhënies.