Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka dështuar edhe këtë vit të nisë me procesin e mësimit tërëditor në nivelin parauniversitar.
Ndonëse kabineti i ministrit në largim, Shyqiri Bytyqi, muaj më parë pati premtuar se nga shtatori në 29 shkolla të Kosovës do të nisë pilotimi i këtij procesi, kjo nuk ka ndodhur. Ky është viti i dytë që qeverisja në largim premton fillimin e këtij procesi, mirëpo dështon në fillimin e realizimit të tij, shkruan sot Koha Ditore.
Plani i MASHT-it ka qenë që mësimi tërëditor të pilotohet në nga një shkollë të secilës komunë të Kosovës.
Ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, nuk i është përgjigjur gazetës për arsyet që kanë çuar në dështimin e këtij procesi. Nga ana tjetër, drejtori i Departamentit të arsimit parauniversitar në MASHT, Alush Istogu, ka bërë të ditur se ky proces nuk mund të fillojë pa u hartuar fillimisht infrastruktura ligjore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Edhe sivjet MASHT-i dështon me mësimin tërëditor
-
Bajrami: Mësimi tërëditor nuk do të nisë pa u krijuar kushtet
-
SBASHK-u paralajmëron se do ta bllokojë realizimin e mësimit tërëditor
-
Nga shtatori nis pilotimi i mësimit tërëditor në 29 shkolla
-
Ministria e Arsimit zotohet se vitin e ardhshëm do të nisë mësimi tërëditor