Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, sërish kanë kërkuar nga zyrtarë të komunës së Prishtinës që të mbajnë premtimin për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të ri.
Ata thanë se kushtet ku zhvillohet mësimi janë jashtëzakonisht të këqija, ndaj shpresojnë se ndarja e lokacionit do të kontribuonte në fillimin e ndërtimit të objektit të ri.
Florent Bivolaku përfaqësues i studentëve të FSHMN-së, thotë se ndihen të anashkaluar nga komuna ndaj dhe ka paralajmëruar masa sindikale.
E, dekani i këtij Fakulteti, Tahir Arbneshi, thotë se studentët janë jashtëzakonisht të mirë, krahasuar me kushtet që ua ofron ky institucion.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se komuna është në fazën e verifikimit të pronave dhe shpejt do të ketë lajme të mira.
-
Studentët e FSHMN-së i japin ultimatum Komunës për ndarjen e pronës
-
Ahmeti: Ndërtimi i objektit të FSHMN-së pritet të nisë në pranverë
-
Protestë e studentëve të FSHMN-së, duan objekt të veçantë
-
Studentët e UP-së protestojnë para MASHT-it për ndarjen e bursave
-
Në ditë para fillimit të vitit të ri akademik, renovimi nuk ka përfunduar në dy fakultete të UP-së