Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët e FSHMN-së i japin ultimatum Komunës për ndarjen e pronës

Këshilli Studentor i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) i Universitetit të Prishtinës vetëm edhe tri ditë do të presë përgjigje nga Komuna e Prishtinës rreth përcaktimit të lokacionit se ku do të ndërtohet objekti i këtij fakulteti, shkruan sot Koha Ditore.

Në të kundërtën, pas 11 janarit, studentët nuk i përjashtojnë protestat, por edhe bojkotimin e semestrit veror.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, më 11 dhjetor të vitit të kaluar pas një takimi që e kishte zhvilluar me dekanin e FSHMN-së, drejtues të UP-së dhe përfaqësues të studentëve i kishte propozuar dy lokacione për ndërtimin e objektit, njëri afër Fakultetit Teknik dhe tjetri në kampusin universitar.

Ahmeti ishte zotuar se deri në fund të vitit 2017 do të vendosej saktë se cilin lokacion do ta ndante Komuna për ndërtimin e Fakultetit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)