Gjatë 10 vjetëve të fundit, pagat për punonjësit si në sektorin publik ashtu edhe atë privat në Kosovë, kanë pësuar ndryshime të ndjeshme. Në sektorin publik, pagat në të shumtën e rasteve janë rritur pas përfundimit të fushatave zgjedhore, kur qeveritë e reja kanë përmbushur një pjesët të zotimeve që kishin premtuar, përderisa sektori privat mbetet ende prapa atij publik për kah niveli i pagave.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2007 paga neto mesatare në sektorin publik ka qenë 197 euro, për të arritur në 384 euro në vitin 2012. Këtu, përfshihen edhe ndërmarrjet publike.
Kurse në vitin 2013, paga neto në këtë sektor ka qenë 403 euro dhe tri vite më vonë, më 2016, ka arritur në 492 euro. Së fundmi, vitin e kaluar, paga mesatare ka qenë një euro më shumë, përkatësisht 493 euro.
Bazuar në të dhënat e vitit 2017, nga buxheti i Kosovës paguhen, gjithsej 81.466 persona.
-
ASK: Bie niveli i pagës mesatare në Kosovë si shkak i pandemisë
-
Sipas ASK-së, paga mesatare në Kosovë më 2019 ishte 602 euro
-
Sektori privat nuk po arrin të ndjek trendin e rritjes së pagave
-
Sektori privat me nivel më të ulët pagash, prin me rritje sektori publik
-
Hendeku i pagave mes sektorit publik dhe privat