Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se së shpejti Tomor Morina do të kthehet në shtëpi.
Ai thotë se është i lumtur që gjyqësori në Maqedoninë Veriore ka vendosur kundër ekstradimit të tij në Serbi, transmeton Koha.net.
“Jam i lumtur që Tomor Morina fitoi betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim. Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona. Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka thënë Pacolli.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli: Tomor Morina s’do të ekstradohet në Serbi, së shpejti i kthehet familjes
-
Maqedonia i cakton paraburgim Morinës, Pacolli thotë se Kosova s’lejon ekstradimin e tij në Serbi
-
Pacolli: Morina do të lirohet shpejt nga Maqedonia
-
Pacolli dënon arrestimin e një shtetasi kosovar në Serbi
-
Ministria serbe e Drejtësisë e quan “turp” vendimin për mosekstradim të Tomor Morinës