Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka tërheqje të njohjeve për Kosovën.
“Nuk kemi marre asnjë notë verbale për tërheqje njohjesh. Procesi për njohjet do të vazhdojë”, ka thënë Pacolli në nisjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, raporton Kohavision, që po përcjell drejtpërdrejt ngarjen nga Londra.
Kur Pacolli është pyetur se a po gënjen Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, se ka tërheqje njohjesh për Kosovën, Pacolli duke qeshur ka thënë “Nuk e di”.
Së fundmi, Daçiqi tha se Papua Guiena e Re është vendi i gjashtë që e ka bërë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, çka u demantua menjëherë edhe nga Pacolli, duke shtuar se janë ‘Letra të falsifikuara’.
Sot, duke folur për rininë e Kosovës, Pacolli ka thënë se ajo është shumë dinamike dhe shumë e talentuar, duke përmendur këngëtaret Rita Ora dhe Dua Lipa dhe medaljet e fituara ne xhudo.
-
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve
-
Pacolli thotë se nuk ka marrë asnjë notë verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës
-
Pacolli: Nuk kemi asnjë notë verbale se ndonjë shtet ka tërhequr njohjen
-
Tërheqja e njohjeve nga një shtet nënkupton gjendje lufte, thotë Pacolli
-
“Daçiq po mendon t’ia japë notat e tërheqjes së njohjeve Pacollit”